Klinaku: Diaspora kërkon vendin e saj, nga pjesëmarrje simbolike drejt përfaqësimit në Kuvend

Klinaku: Diaspora kërkon vendin e saj, nga pjesëmarrje simbolike drejt përfaqësimit në Kuvend

Debati për përfaqësimin e drejtpërdrejtë të diasporës në Kuvendin e Kosovës është rihapur fuqishëm, duke vënë në pah një kërkesë të kahershme për një zë institucional dhe të garantuar ligjërisht për mërgatën.

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), biznesmen nga diaspora, Mehmet Klinaku ka argumentuar se ka ardhur koha që Kosova të ndryshojë legjislacionin për t’i mundësuar komunitetit jashtë vendit të zgjedhë përfaqësuesit e vet, duke e shndërruar pjesëmarrjen e tyre nga një votë e thjeshtë në një përfaqësim real dhe adekuat.

Sipas tij, kandidimi individual siç është rasti i tij aktual, është një iniciativë vetanake, por zgjidhja afatgjatë kërkon një ndryshim sistemik.

“Në këtë drejtim kam tentuar edhe unë me me ardhë edhe me e ngrit zërin që me u bë ai ndryshim, edhe pse si iniciativë që kam marrë tash është iniciativë vetanake. Me pas një një një rregullim, ligji që i rregullon këtu me kushtetutë, pa marrë parasysh çka, që diaspora me u përfaqësuar prej njerëzve që ata mund me i votuar edhe që ata e shohin që janë përfaqësues të tyre të denjë. Është shumë e udhës që unë e shoh që mundemi me marrë shembuj edhe te shtetet e tjera në Ballkan që kanë pasë kështu raste edhe ka funksionuar shumë mirë”, tha ai.

Sipas tij, shtete si Italia, Portugalia dhe Spanja, por edhe vende të tjera në Ballkan, e kanë zgjidhur çështjen e përfaqësimit të diasporës me mekanizma të tillë, të cilët kanë funksionuar shumë mirë.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë